Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë
👁12675
Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka mbyllur hetimet për gjashtë ish-zyrtarë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Përmes një reagimi zyrtar, SPAK njofton se të pandehurit kanë kryer një sërë shkeljesh për disa procedura tenderimi të ARRSH-së. Këto të fundit, janë zhvilluar në një periudhë kohore 3-vjeçare, përkatësisht nga viti 2019-2021. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: Arbër Troka, i...