A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-së me potas?

A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-së me potas?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se me Bjellorusinë po diskutohet një “marrëveshje masive”, sipas së cilës ajo do të furnizonte SHBA-në me potas me çmim më të lirë se Kanadaja. Por, që nga njoftimi i Trumpit, janë ngritur pikëpyetje nëse ky shtet i Evropës Lindore mund ta zëvendësojë prodhuesin më të madh të potasit në botë për të përmbushur nevojat e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara importuan 79 për qind të potasit të tyre, një element kyç në prodhimin e plehrave artificiale, nga Kanadaja gjatë periudhës 2021-2024, sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) në shkurt të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, potasi nga Bjellorusia ishte nën sanksione amerikane, të cilat u hoqën më 19 mars. Para vendosjes...