A ka hipur ndonjë herë Anuela në urban? Bashkia e Tiranës: Ja si t’i gjurmoni autobusët në kohë reale

A ka hipur ndonjë herë Anuela në urban? Bashkia e Tiranës: Ja si t’i gjurmoni autobusët në kohë reale

Bashkia e Tiranës njofton se qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, përmes Google Maps mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet. Kjo risi, u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë “Ky projektt u realizua nga GIZ Albania dhe Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Albanian Technology Distribution (ATD). GTFS-RT (Real-Time General Transit Feed Specification) është integruar me sukses në Google Maps”, thuhet në njoftimin për mediat të bashkisë së Tiranës. Sipas bashkisë, kjo risi, jo vetëm që do të përmirësojnë planifikimin e udhëtimit dhe kohët e sakta të mbërritjes së autobusëve për mijëra pasagjerë të përditshëm, por do të përdoren gjithashtu për menaxhimin e cilësisë së shërbimit, duke...