A janë zgjedhjet lokale mollë sherri për bllokadën institucionale?

A janë zgjedhjet lokale mollë sherri për bllokadën institucionale?

Foto ilustruese PRISHTINË- Ndonëse ende nuk janë finalizuar të gjithë hapat e domosdoshëm pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – nisur nga konstituimi i Kuvendit – Kosova i ka nisur përgatitjet për një palë zgjedhje të reja, ato lokale, që do të mbahen më 12 tetor. Dhe, janë pikërisht ato që përmenden secilën herë e më shumë si një tjetër faktor se pse partitë politike po qëndrojnë të gozhduara në qëndrimet e tyre, dhe nuk e kanë opsion kompromisin e bashkëpunimin për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend, që do t’i hapte rrugë edhe formimit të qeverisë së re. Deputetë, sikurse...