A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA pritet të kthehen në një test të rëndësishëm politik për presidentin Donald Trump dhe Partinë Republikane, ndërsa në garë është kontrolli i Kongresit Amerikan. Deri më tani, 54 milionë qytetarë kanë votuar paraprakisht ose përmes postës, rreth 7 milionë më shumë se në zgjedhjet e ngjashme të vitit 2022. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat amerikane, demokratët duket se kanë mobilizuar më shumë votues, me 10.7 milionë vota të hedhura deri tani, kundrejt 7.8 milionë të republikanëve. Në këto zgjedhje vendosen të 435 mandatet e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 vendet në Senat dhe postet e guvernatorëve në 36 shtete, ndërsa demokratët shpresojnë të rimarrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Zgjedhjet zhvillohen në një...