A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e tetë për konstituimin e Kuvendit

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e tetë për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të tetën herë radhazi, në tentim që të konstituojnë legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ. Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit...
Burimi: Vizionplus.tv