Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron padi: Rrezikon mbi 140 mijë vende pune

Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron padi: Rrezikon mbi 140 mijë vende pune

Partia Demokratike e Kosovës, është kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi do të ndikojë negativisht në ekonominë e mbi 1 300 bizneseve. Abelard Tahiri, deputet i PDK-së, njofton se kjo forcë politike shpall zyrtarisht kundërshtimin e këtij vendimi të ZRRE-së. Ai shprehet se një vendim i tillë rrezikon mbi 140 mijë vende pune, shkakton rritje të çmimeve, gjë që pason në lëkundjen e ekonomisë në vend. Për këtë, Tahiri i bën thirrje ZRRE-së që të tërhiqet nga ky vendim, pasi në të kundërt Partia Demokratike e Kosovës do i drejtohet Gjykatës Themelore për vendosjen e një mase të përkohshme. Deputeti shpreh bindjen se nëse arrin deri në këtë pikë, PDK-ja fiton “betejën” ligjore. “Sot, në emër të PDK-së, kemi dorëzuar zyrtarisht kundërshtimin administrativ ndaj...