Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Vendos dorën në Kuran që nuk e fal gjakun e vëllait tim”, dëshmia e Erion Alibejt: Dumani më tregoi ekzekutorët e familjarëve të mi
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej në seancën e shqyrtimit të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme. Gjatë dëshmisë ai tregon një nga bisedat e tij me të penduarin tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumanin, ku shprehet se i tregoi ekzekutorët e familjarëve të tij. Alibej: Ditën që jam liruar kam takuar Arjan Spahiut. Kam qenë përdorues i rregullt, fillimisht me ENCHROCHAT pastaj SKYECC. I kam kontaktuar Arjan Spahiun, i thashë jam në Shqipëri. Nuredin Dumani kishte kërkuar të takohej me mua. Kishte dëgjuar që unë jepja 100 mijë euro për dikë qe mund të vrasë Talo Çelën dhe 200 mijë nëse ma sjell të gjallë. Kisha dy makina, për të cilat nuk...