SYRI TV/ Muzika e kinemaja, pa hapësirë e mbështetje: ‘Grupet përtej institucioneve s’kanë hapësirë’

SYRI TV/ Muzika e kinemaja, pa hapësirë e mbështetje: ‘Grupet përtej institucioneve s’kanë hapësirë’

Artistë të muzikës dhe kinemasë shqiptare folën për mungesën e hapësirave, mbështetjes institucionale dhe infrastrukturës teknike që po pengojnë krijimtarinë e lirë. Ata kërkuan rrugë të reja që të nxisin autenticitetin dhe eksperimentimin përtej kufizimeve sistematike. Në aktivitetin e zhvilluar në Shtëpinë e Evropës, me temën e bashkëveprimit mes muzikës dhe kinemasë bashkëkohore shqiptare, artistët ngritën shqetësime të thella mbi kushtet strukturore dhe mungesën e mbështetjes institucionale, që po pengojnë zhvillimin e një krijimtarie autentike. Harlen Nikolli (Musica Nova) theksoi se mungesa e hapësirave fizike për të krijuar muzikë është një ndër pengesat kryesore. Ai shtoi se orkestrat nuk interpretojnë më kompozime të autorëve shqiptarë, çka ka çuar në një rënie të interesit për të kompozuar. Regjisori Lorin Terezi, duke ndarë përvojën e tij gjatë...