Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, i sekuestrohet telefoni
Foto ilustruese ELBASAN- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit vazhdojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan. Sot, prokurorët kanë zhvilluar disa kontrolle në banesën e një biznesmeni në Belsh, në të cilën sipas "TopChannel", janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash. Sipas biznesmenit, i cili ende nuk është identifikuar me emër, paratë janë të ardhura që i ka siguruar nga biznesi i tij. Nga ana tjetër mësohet se biznesmenit të Belshit i kanë sekuestruar telefonin, nga i cili do të mësohet nëse ka pasur biseda për shit-blerje votash. Por po ashtu, janë sekuestruar edhe tre telefona të tjerë në qytetin e Elbasanit, të cilët i përkasin nëpunësve vendorë. Për zhvillimet në Elbasan, prokurorja e SPAK...