“100 fshatrat” mes mungesës së transparencës dhe dështimit

“100 fshatrat” mes mungesës së transparencës dhe dështimit

Më 2 shkurt 2018 qeveria shqiptare prezantoi programin “100 fshatrat”, me premtimin ambicioz për t’i kthyer në qendra turistike. Teksa prezantoi programin, kryeministri Edi Rama deklaroi se 4 ministri dhe një sërë agjencish do të angazhoheshin për të ndërhyrë në infrastrukturë, trashëgimi kulturore dhe agro-turizëm me qëllim rivitalizimin e ekonomisë së fshatit, bazuar në potencialet turistike dhe kthimin e banorëve të larguar. Referuar vendimit nr. 21, datë 12.1.2018, ministria e Bujqësisë ishte drejtuese e kësaj strategjie. “Nuk bëhet fjalë për investime të natyrës së këtyre 20 e kusur viteve dhe as për investime të përqendruara në 100 ishuj të veçantë, thjesht për të ndryshuar 100 fshatra. Bëhet fjalë për 100 pika graviteti mbi të cilat jemi të bindur se do të krijohen rrathë zhvillimi dhe...