Dritan Gjika arrestohet në Abu Dhabi, kreu i mafies shqiptare me disa akuza

Dritan Gjika arrestohet në Abu Dhabi, kreu i mafies shqiptare me disa akuza

Në një operacion të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me homologët e saj në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe në Spanjë, është kapur sot me qëllim ekstradimi e Dritan Gjikës, i cili është subjekt i dy Njoftimeve të Kuqe të Interpolit për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale. Dritan Gjika, 47-vjeç, kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm, sipas të dhënave të tij të migracionit. Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave të kontrolluara në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në...