Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Operacioni “Ura”/ Gjykata e Posaçme cakton masat për 14 të arrestuarit, liron avokatin Armand Tragaj
Një mega-operacion antidrogë u zhvillua 2 ditë më parë në Shqipëri dhe në Itali, ku u dhanë masa sigurie për 52 persona. Masë sigurie në kuadër të operacionit ‘Ura’ u dha edhe ndaj avokatit Armand Tragaj në Durrës, me akuzën e ndikimit të paligjshëm në 4 raste. Tragaj ka qenë ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës. Ndërkohë ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca maratonë, për verifikimin e masave të sigurisë për 14 nga të arrestuarit e këtij operacioni. Gjykata Posaçme shpalli para pak minutave vendimin, ku gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat ‘arrest në burg’ për 11 të dyshuarit, ndërsa për avokatin Armand Tragaj vendosi ‘detyrim paraqitje’. Masë më e butë sigurie, po ajo e ‘detyrimit për paraqitje’ është caktuar...