88 deputetë votojnë Ligjin për Specialen
Këtë mbrëmje, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar. Për këto ndryshime kanë votuar 88 deputetë. Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, të LDK-së, si dhe të komuniteteve nga grupi multi-etnik. Me këtë votim, Kuvendi përmbylli shqyrtimin e projektligjit, i cili ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor. Ligji në fuqi i jep kompetencë gjykatës të vendosë mbi veprat penale të kryera mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000, por me ndryshimet e propozuara, synohet të kufizohet juridiksioni në vepra të kryera vetëm pas luftës nga 1 korriku 1999-31 dhjetor 2000. Projektligji përcakton edhe cilat vepra penale do të...
Burimi:
kohajone.com