Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Presidentja Keller-Sutter: Është e pamundur të imagjinojmë Zvicrën pa kosovarët
Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në një konferencë me gazetarë tha se vizita e presidentes Osmani nga Kosova është e para si presidente vendit, teksa tha se është e rëndësishme dhe vlerësim edhe ndaj diasporës së Kosovës, pa të cilën sot Zvicra nuk mund të imagjinohet.Keller-Sutter u shpreh se Kosova është shteti më i ri në kontinentin evropian, por kontakti me këtë shtet ka një të kaluar të gjatë, që, sipas saj, nisin nga vitet ’60-të të shekullit të kaluar, përmes punëtorëve kosovarë.“Sot Zvicra nuk mund të iamgjinohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova”, tha presidentja zvicerane, teksa bëri të ditur se nga 160 mijë deri në 250 mijë shqiptarë jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e vendit...