Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Siguroi mandatin si deputete, Xhaçka: Një garë e ngushtë mes miqsh, por fituam bashkë për Shqipërinë 2030
Ish-ministrja PS-së e cila do të jetë në Kuvend, Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të ngushta brenda listës së kësaj force politike me Blerina Gjylametin. Ajo shpreh falënderimet për qytetarët që e mbështetën me votë, për strukturat e PS-së që punuan për fitoren dhe për të gjithë kolegët që ishin pjesë e kësaj gare. ”Pikërisht në këto momente, ne nuk duhet të harrojmë që përpara se të ishte një garë për mandatet tona personale, 11 maji ishte një garë për të arritur fitoren e Partisë Socialiste, për të fituar besimin e qytetarëve për projektin e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës për Shqipërinë në Evropë”. Postimi i plotë...