Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nuk arriti të zgjidhej deputete, Blerina Gjylameti mesazh pas humbjes: Falenderoj Edi Ramën
Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete, Blerina Gjylameti, e cila nuk arriti të sigurojë një mandat në zgjedhjet e 11 majit, ka reaguar publikisht pas përfundimit të procesit të numërimit të votave. Në një postim në Facebook, Gjylameti nuk shprehet e keqadhur për humbjen, pasi sipas saj 11 maji për të ishte një përvojë e fituar. Gjylameti falenderon qytetarët e Njësisë nr. 4, por dhe të gjithë qarkut të Tiranës dhe votuesit nga diaspora, duke theksuar se çdo votë dhe çdo shprehje besimi është një “gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë”. “Kam një përqafim të madh për secilin prej jush dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën,”...