Presidenti Begaj takon anëtarë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Presidenti Begaj takon anëtarë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku janë të pranishëm ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë kombëtare. Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj e vlerësoi Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes për rëndësinë e tij, që shkon përtej aspektit akademik, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes ushtarakëve të vendeve të ndryshme të NATO-s dhe vendeve partnere. Ai theksoi se ky kurs është një mundësi për të forcuar lidhjet mes vendeve të aleancës dhe miqve të Shqipërisë. Duke folur për sfidat gjeostrategjike dhe sigurinë, Presidenti theksoi nevojën për rritjen e investimeve në mbrojtje. “Kjo është një përpjekje e vazhdueshme...