Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha shmang pyetjen për Chris LaCivita: E falenderoj për punën, por respektoni privatësinë
Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani. Ai u prit nga militantët dhe disa nga drejtuesit e strukturës së partisë Demokartike. I pyetur nga gazetarët në ldhje me votën e Diasporës ku Berisha gjatë fushatës u shpreh shpesh se do ishin “fundi i narkoshtetit të Edi Ramës”. Lideri demokrat nuk e pranon humbjen duke thënë se votat e emigrantëve u manipuluan dhe se“përdhosja dhe shkelmimi që iu bë shqiptarëve të lirë në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit”. “Diaspora ka votuar masivisht për PD, por kutitë dhe votata e emigrantëve janë manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut. Diaspora ka votuar dhe të garantoj se Diaspora do e thotë fuqishëm...