Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete të shumëllojta nga bashkia përgjatë Lungomares dhe jo vetëm, duke i dhënë një tjetër gjalleri qytetit bregdetar. Risia e këtij viti ishin aktivitetet sportive të garës Thriathlon. Koha e mirë u shfrytëzua nga turistët për të marrë rreze dielli dhe për t’u larë në det. Turistët e huaj shprehen se janë të mahnitur nga qyteti i Vlorës dhe mikpritja. “Vlora është shumë e bukur, më pëlqen deti dhe dielli jam këtu për pushime, do të qëndroj dy javë, vij nga Bjellorusia, njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm jo të rrezikshëm siç kemi dëgjuar në internet.” “Unë jetoj ne Vlorë prej dy vitesh kam blerë një apartament...