Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Jozefin Marku rrëfehet në “Goca & Gra” për shuplakën ndaj Gjestit dhe akuzat e dhunës në Zvicër
I ftuar mbrëmë (e shtunë) në emisionin “Goca & Gra”, Jozi Marku komentoi për herë të parë incidentin e rëndë në Big Brother VIP Albania, ku i ra me shuplakë Gjestit. I pyetur nga moderatorja Egla Ceno nëse ai veprim ishte i planifikuar apo spontan, Jozi u shpreh: “Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut. Për atë veprim, ishte një shpërthim emocionesh, moment që nuk ishte aspak i paramenduar. Pjesa kur kaloi çdo limit. Ka një limit çdo gjë. Në atë moment u thye çdo lloj limiti. Për mua loja mbaroi. Meritoja që të dilja thjesht, si njeri, të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo të mundoheshin të më nxirrnin sa më keq, të më preknin aty ku nuk duhej, ku nuk e meritoj. Ishte...