81 vota pas mesnatës, Justina Shiroka-Pula është Presidentja e re e Kosovës
Pas mesnatës, Justina Shiroka-Pula është votuar me 81 vota nga Kuvendi, si presidentja e re e Kosovës. Ajo ka marrë votat e mjaftueshme në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës. Shiroka-Pula, ish-ministre e Partisë Demokratike të Kosovës, u propozua për Presidente nga kryeministri Albin Kurti. Me zgjedhjen e saj, Kuvendi ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së Presidentes së re të Kosovës. Me zgjedhjen e presidentes, Kosova u ka shpëtuar edhe një palë zgjedhjeve parlamentare. Në rast se nuk do të zgjidhej presidentja në momentet e fundit, Kosova do të shkonte në zgjedhjet e katërta parlamentare brenda katër vjetësh. Mirëpo, në fund u arrit pajtimi mes VV-së dhe PDK-së dhe Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e vendit. Presidentja është ekonomiste dhe akademike,...
Burimi:
kohajone.com