Kosova lihet jashtë axhendës së Këshillit të Evropës, pavarësisht mbështetjes

Kosova lihet jashtë axhendës së Këshillit të Evropës, pavarësisht mbështetjes

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka lënë jashtë rendit të ditës kërkesën e Kosovës për anëtarësim, duke shkaktuar reagime të forta nga zyrtarët në Prishtinë dhe duke hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e kritereve institucionale të organizatës.Mbledhja, që do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Luksemburg, nuk përfshin aplikimin e Kosovës, pavarësisht një rekomandimi të fuqishëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në prill të këtij viti. Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën, kishte deklaruar se vendi kishte përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim — një vlerësim që u mbështet me më shumë se 80% të votave në Asamble.Në një reagim publik, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, kritikoi ashpër vendimin, duke e cilësuar si një “vonesë...