Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Voton kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj: Sot dëgjohet zëri i qytetarëve
                            Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe bashkëshortja kanë ushtruan të drejtën e votës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ai tha se sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët. “Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për të dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen”, tha Shehaj.