Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Spanja miraton projektligjin, redukton orarët javore të punës
Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj për reduktimin e javës zyrtare të punës nga 40 në 37.5 orë, një hap që synon përmirësimin e produktivitetit dhe mirëqenies së punonjësve. Projektligji do të kalojë tani në parlament për miratim, ku qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez përballet me sfidën e mungesës së një shumice të qartë. Sipas Ministrisë së Punës, rreth 12.5 milion punonjës të sektorit privat me kohë të plotë dhe të pjesshme do të përfitojnë nga ndryshimi. Ministrja e Punës, Yolanda Díaz, e cila përfaqëson partinë e majtë Sumar, u shpreh se ky është një hap drejt modernizimit të botës së punës dhe rritjes së lumturisë së qytetarëve. Masa tashmë aplikohet për nëpunësit civilë dhe disa sektorë publikë, por me ligjin e ri do të...