Rusia kërkon ndërprerjen e furnizimeve me armë për Ukrainën si kusht për armëpushimin

Rusia kërkon ndërprerjen e furnizimeve me armë për Ukrainën si kusht për armëpushimin

Rusia kërkon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të ndërpresin furnizimet e tyre me armë për Kievin – si parakusht për një armëpushim 30-ditor në luftën e Ukrainës, tha sot Kremlini, ndërsa udhëheqësit evropianë u mblodhën në kryeqytetin ukrainas. “Përndryshe, do të jetë një avantazh për Ukrainën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për transmetuesin amerikan ABC. “Ukraina do të përdorte armëpushimin për të vazhduar me “mobilizimin e saj total” dhe për të sjellë trupa të reja në front, për të trajnuar personel të ri dhe për t’u dhënë luftëtarëve aktualë një pushim”, tha Peskov. “Pse duhet t’i japim një avantazh të tillë Ukrainës?” pyeti ai, duke argumentuar se Rusia po bën progres në ofensivën e saj në Ukrainë,...