7 muaj në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Kupi: U hodhën gurë mbi punën time…

7 muaj në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Kupi: U hodhën gurë mbi punën time…

Adriatik Kupi ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas 7 muajsh në këtë detyrë. Në reagimin e tij, ai thekson se shtatë muajt në drejtimin e sistemit penitenciar nuk kanë qenë të lehtë, për shkak të problemeve që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendimeve të vështira dhe përgjegjësive të shumta. “Për mua kjo nuk ishtë një përiudhë e lehtë, pasi kishte probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendime të vështira që duheshin marrë dhe përgjegjesi që nuk mund të shtyheshin as me minuta. Jam përpjekur t’i përballoj me angazhim maksimal, duke pasur gjithmonë parasysh njerëzit dhe institucionet për të cilat mbaja përgjegjësi”, shkruan ai. Në mesazhin e tij, Kupi nuk i ka lënë pa përmendur as kritikat dhe kundërshtimet me të...