Skandali me fileton e pulës/ Kompania ‘Dimal Inc’ importoi mishin e infektuar, ja si përfundoi në tryezat

Skandali me fileton e pulës/ Kompania ‘Dimal Inc’ importoi mishin e infektuar, ja si përfundoi në tryezat

Një sasi prej rreth 18 ton fileto pule e kontaminuar me bakterin e salmonelës ka hyrë në Shqipëri përmes portit të Durrësit, ndërsa besohet se ajo ka përfunduar edhe në tryezat e qytetarëve. Hetimet mbi skandalin e filetos së infektuar kanë zbuluar se një sasi ende e paqartë e kësaj ngarkese ka hyrë në treg edhe pse ishte zbuluar se përmbante bakterin e rrezikshëm. Ngarkesa e dyshimtë ka mbërritur në Portin e Durrësit më 11 mars 2025 dhe është marrë nga kompania Dimal Inc, një subjekt i themeluar në vitin 2019 nga Mondi Goxha, një nga të akuzuarit kryesorë në këtë çështje. Kur më datë 11 mars pasi ngarkesa ka mbërritur në Shqipëri, është marrë mostër nga AKU dhe ISUV, dy institucionet përgjegjëse për sigurinë...