Burani Verore me Speca, Domate dhe Oriz – Receta me Shije të Përsosur

Burani Verore me Speca, Domate dhe Oriz – Receta me Shije të Përsosur

Burania me speca dhe domate është një ndër pjatat fantastike, të shijshme, e pasur me vlera ushqyese të kulinarisë shqiptare. E thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për organizmin, burania është një recetë fantastike për një drekë të shkëlqyer e të shëndetshme. Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron recetën verore të buranisë me speca dhe domate e cila përgatitet krejt lehtë dhe është një mënyrë fantastike për t’u shijuar me familjen. Përbërësit e Buranisë Verore Me Speca e Domate Përbërësit 500g speca 500g domate 4-5 lugë gjelle vaj ulliri 2 kokrra qepë Oriz 2 filxhanë kafeje 200 gr mish të grirë Kripë Piper Majdanoz Përgatitja Pasi kemi larë të gjitha perimet që do të na duhen për këtë recetë, presim në kubikë fare të vegjël qepët....