Spiropali në takimin përmbyllës në Kavajë: Në mars 1990 ky qytet i vuri kapak komunizmit, në 11 maj i vë kapak tranzicionit

Spiropali në takimin përmbyllës në Kavajë: Në mars 1990 ky qytet i vuri kapak komunizmit, në 11 maj i vë kapak tranzicionit

Në mitingun përmbyllës, organizuar sot në Kavajë, me prezencën edhe të kryeministrit dhe kryetarit të PS Edi Rama, drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, nënvizoi mes të tjerash se në mars 1990 Kavaja i vuri kapak komunizmit, por që në 11 maj 2025 i vë kapak tranzicionit. ”Prandaj në 11 maj 2025, Kavaja do t’i vejë kapak zhgënjimit të saj dhe do të hapë kapitullin e Kavajës europiane dhe të Shqipërisë europiane. Në vend të shëmbëlltyrave të këqia të komunizmit, në vend të idhujve të rremë të tranzicionit, Kavaja do të zgjedhë destinacionin e saj europian, të cilin e bën të mundur vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama”. Fjala e plotë “Kavaja ka disa data që nuk mund t’i harrojë. Në mars 1990 nga...