650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit
Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë kërkuar përshpejtimin e procedurave për përfundimin e procesit të rindërtimit në Kombinat. Sipas Koçiut, deri tani janë shpërndarë mbi 340 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa rreth 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje dhe presin banesat e tyre. Në Kombinat janë aktualisht rreth 150 apartamente të ndërtuara, 75 prej të cilave janë në pritje të shortit. Për apartamentet e tjera vijojnë ndërhyrjet në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Ndërkohë, pritet ndërtimi i 223 apartamenteve të reja, ndërsa ka nisur procedura për 100 të tjera. Koçiu kërkoi që procedurat ligjore të respektohen, por të mos përdoren si shkak për zvarritjen e procesit të rindërtimit. (A2 Televizion)
Burimi:
javanews.al