65-vjeçar dyshohet për vrasjen e djalit të tij dhe foshnjës, viktima me histori kriminale
Një ngjarje e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë vetëm tre muajshe, po hetohet si vrasje e rëndë. Ndërsa policia ka arrestuar babanë 65-vjeçar të të riut, detaje të reja po dalin në dritë lidhur me të kaluarën e viktimës. Sipas informacioneve të siguruara, 27-vjeçari kishte pasur më parë probleme me drejtësinë. Në muajin qershor të këtij viti, ai ishte dënuar me gjashtë muaj burg për kanosje ndaj të fejuarës, por dënimi ishte zëvendësuar me një gjobë prej 1,800 eurosh. Gjithashtu, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër mbrojtjeje me afat 12-mujor në favor të së fejuarës. I riu kishte qëndruar për rreth dy muaj në paraburgim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, me rekomandimin e një...
Burimi:
ntv.al