Ukraina sulmon me dronë Moskën para paradës së madhe ushtarake, mbyllen aeroportet

Ukraina sulmon me dronë Moskën para paradës së madhe ushtarake, mbyllen aeroportet

Dronët ukrainas sulmuan Moskën për natën e dytë radhazi, thanë zyrtarët vendas, ndërsa kryeqyteti rus përgatitet të presë një paradë të madhe ushtarake vjetore, në të cilën pritet të marrin pjesë liderë botërorë, përfshirë presidentin e Kinës, Xi Jinping. Të katër aeroportet kryesore të kryeqytetit u mbyllën për disa orë për të garantuar sigurinë, por u rihapën më vonë. Kjo u bë e ditur në Telegram nga agjencia mbikëqyrëse e aviacionit të Rusisë, Rosaviatsia. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha në mediat sociale se të paktën 19 dronë ukrainas ishin shkatërruar para se të arrinin në qytet “nga drejtime të ndryshme”. Ai tha se disa nga mbeturinat kishin rënë në njërën nga autostradat kryesore që të çojnë në qytet, por nuk pati viktima. Ukraina nuk...