Benet Beci: Punët japin shpresë dhe energji që Shkodra nuk e ka pasur kurrë më parë

Benet Beci: Punët japin shpresë dhe energji që Shkodra nuk e ka pasur kurrë më parë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Benet Beci u ndal sot në hyrje të takimit përmbyllës të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shkodër, tek transformimi I zonës. “Ky është moment I rëndësishëm, transformimi i Shkodrës ka filluar me fitoren e Partisë Socialiste para dy viteve kur për herë të parë PS fitoi në qytetin më të madh të qarkut të veriut e prej asaj dite ne po punojmë fort për të përmbushur besimin e qytetarëve’, u shpreh Beci. Sipas tij, ka dy vite që gjërat kanë ndryshuar dhe Shkodra ka filluar të punojë për të tashmen dhe për të ardhmen. “Punët japin shpresë dhe energji që Shkodra nuk e ka pasur kurrë më parë. E gjetëm qytetin me...