Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv
Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur të paktën 47 persona, thanë zyrtarët lokalë. Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dronët goditën 12 lokacione në qytet mbrëmjen e së premtes. Ndërtesat e banimit, infrastruktura civile dhe makina u dëmtuan gjatë sulmeve, sipas guvernatorit rajonal të Harkivit, Oleh Syniehubov. Pas sulmeve në Harkiv, presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, bëri thirrje për mbështetje më të fuqishme dhe më vendimtare nga aleatët e shtetit të tij. “Përderisa bota po heziton të marrë vendime, pothuajse çdo natë Ukraina shndërrohet në ankth, duke humbur jetë njerëzish. Ukraina ka nevojë për forcim të mbrojtjes ajrore. Vendime reale dhe të forta kërkohen që të merren nga partnerët tanë: Shtetet e Bashkuara,...