Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dita Botërore e Lirisë së shtypit, analiza e DW: Situata për gazetarët po përkeqësohet në mbarë botën
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet në mbarë botën, edhe në Gjermani. Sipas organizatës Reporterët pa Kufij liria e shtypit është në rrezik. Situata globale e lirisë së shtypit ka rënë në një nivel të ri më të ulët në vitin 2025, sipas renditjes së lirisë së shtypit të publikuar nga organitata. Në gjysmën e 180 vendeve të anketuara, situata për profesionistët e medias është “e vështirë” ose “shumë serioze”. Përveç situatës së brishtë të sigurisë dhe autoritarizmit në rritje, presioni ekonomik po shkakton probleme për mediat në mbarë botën. Vetëm shtatë vende evropiane në mbarë botën morën etiketën “mirë”. Si një vit më parë, Norvegjia kryeson renditjen, e ndjekur nga Estonia, Holanda...