6 celularë në burgun e Durrësit/ SPAK hap telefonat, kush komunikonte nga qelia?
Detaje të reja dalin nga kontrolli i zhvilluar më 3 shtator në burgun e Durrësit, ku në sektorin B janë sekuestruar gjashtë aparate celularë. Sipas të dhënave të raportuara, katër prej telefonave dyshohet se u përkisnin Artur dhe Klevis Hoxhosmanit, Adi Çobës, i njohur me nofkën “Bozholi”, si dhe Renardo Nallbanit. Ajo që e bën edhe më të pazakontë rastin është vendi ku ishin fshehur: telefonat raportohet se janë gjetur brenda një thesi boksi në palestrën e burgut. Për vëllezërit Hoxhosmani nuk bëhet fjalë për precedentin e parë. Më 15 maj, gjatë një tjetër kontrolli, njërit prej tyre i ishte sekuestruar një iPhone. Artur dhe Klevis Hoxhosmani janë të akuzuar si pjesë e një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar narkotikësh. Sipas...
Burimi:
ntv.al