Lezhë/ Makina përplas këmbësoren 78-vjeçare në kryqëzimin e Rrilës, e moshuara dërgohet në spital

Lezhë/ Makina përplas këmbësoren 78-vjeçare në kryqëzimin e Rrilës, e moshuara dërgohet në spital

Një 78-vjeçare me inicialet P. K. është aksidentuar pasditen e sotme në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë. E moshuara u përplas nga një automjet që drejtohej nga 30-vjeçari N. P. dhe u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur procedurat ndaj drejtuesit të automjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës, Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, shtetasen P. K., rreth 78 vjeçe. Shtetasja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.