Arrihet dialogu? Habit Blendi Gonxhja: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë…
Ministri Blendi Gonxhja ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime me të rinj, mes tyre edhe pjesëmarrës në protestat e fundit, në kuadër të përpjekjeve për të hapur një dialog mbi shqetësimet e tyre. Në një intervistë, Gonxhja tha se të rinjtë kanë folur hapur për problemet që hasin dhe për humbjen e besimit te institucionet. Sipas ministrit, takimet nuk kanë pasur karakter formal apo imponues, ndërsa shqetësimet e ngritura janë dokumentuar dhe pritet të përkthehen në një plan konkret veprimi. Gonxhja bëri të ditur se procesi i dialogut është paraprirë edhe nga takime me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mund të shtrihet edhe në qytete të tjera. “Aty kishte djem dhe vajza që kanë qenë vazhdimisht në protestë. Ata nuk përfaqësonin...
Burimi:
ntv.al