Ekzekutimi i shqiptarit/ Media spanjolle: Luka, gangsteri i rrezikshëm nga Vlora i lidhur me mafien italiane

Ekzekutimi i shqiptarit/ Media spanjolle: Luka, gangsteri i rrezikshëm nga Vlora i lidhur me mafien italiane

Një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë, në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Viktima është identifikuar si Luka Beqiraj, i njohur edhe me nofkën “Kriols”, i cili u qëllua për vdekje të martën në një kompleks sportiv në zonën e Playa Flamenca, në Orihuela Costa, provinca e Alicantes. Sipas mediave spanjolle, Beqiraj kishte një të kaluar kriminale dhe dyshohet se kishte pasur lidhje me rrjete mafioze italo-shqiptare, të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Autori i krimit është ende në arrati. Ai dyshohet se ka qëlluar ndaj 39-vjeçarit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Guardia Civil ka nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, ndërsa një nga dyshimet kryesore...