Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

Një vatër zjarri është shfaqur pranë paraburgimit të Vlorës, duke rrezikuar disa banesa në zonën përreth pasditen e sotme (12 nëntor). Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt banesave, raporton A2CNN. Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar apo për dëme të mundshme materiale.