“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!
Monika Kryemadhi tha sot se ishte ajo që negocioi kontratën e lobimit të LSI-së me kompaninë amerikane GSIS dhe se Ilir Meta nuk kishte dijeni për veprimet e kryera. Pas seancës në Gjykatën e Posaçme, ku paraqiti kundërshtimet ndaj provave të SPAK-ut, ish-deputetja deklaroi se kontratën e firmosi Petrit Vasili, ndërsa tri faturat e LSI-së i pagoi Luan Rama si sekretar i përgjithshëm i partisë. Ajo kundërshtoi pretendimin e prokurorisë se pagesat e kompanisë Unifi ndaj GSIS-it ishin bërë për llogari të LSI-së dhe kërkoi që Bank of America të dorëzonte faturat përkatëse. Pyetje: Na thoni çfarë pretenduat sot për episodin e fundit të lobimit? Sot, për episodin e fundit të lobimit, unë pretendova se prokuroria hamendëson që faturat që kompania Unifi i ka paguar...
Burimi:
javanews.al