Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!
Policia Rrugore e Korçës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur edhe pajisje inteligjente për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor. Bilanci i kontrolleve gjatë një jave tregon për 4 drejtues automjetesh të arrestuar. Tre prej tyre janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër pa leje drejtimi. Gjithashtu, dy shtetas janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në fokus të kontrolleve ka qenë edhe evidentimi i automjeteve me detyrime të papaguara. Nga 785 mjete të kontrolluara, 85 rezultuan debitore, ndërsa sipas Policisë, drejtuesit e tyre kanë shlyer detyrimet pas konstatimit. Gjatë së njëjtës periudhë janë vendosur gjithsej 1148 masa administrative për shkelje të ndryshme. Numri më i lartë...
Burimi:
javanews.al