Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet: Shmangni protestat në Prishtinë, tubimet mund të përshkallëzohen shpejt

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet: Shmangni protestat në Prishtinë, tubimet mund të përshkallëzohen shpejt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen në vend për protestat që po zhvillohen në Prishtinë dhe që pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve në vijim. Në njoftimin e publikuar të enjten, më 12 nëntor, misioni diplomatik bën të ditur se pjesëmarrësit pritet të mblidhen kryesisht në qendër të kryeqytetit. Tubimet mund të zgjerohen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm, sipas Ambasadës amerikane në Kosovë. Sipas Ambasadës, protestat dhe tubimet e mëdha mund të nisin në mënyrë paqësore, por të përshkallëzohen shpejt pa paralajmërim. Kjo mund të shkaktojë pengesa në trafik, në shërbime dhe, në disa raste, mbyllje rrugësh. Në orët para dhe gjatë protestave mund të ketë shtim të pranisë policore, mbyllje...