Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është shoqëruar drejt dhomave të paraburgimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Fier, pas marrjes në pyetje për më shumë se 4 orë nga prokurorët. Voja u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës. Sipas dyshimeve të hetimit, prona me status shtetëror është kaluar në pronësi private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik. Në të njëjtën dosje janë arrestuar edhe ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noterja Anila Haxhiu. Ndërkohë, për Arbina Jaupajn është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, së bashku me...