Demo dhe Piantedosi takohen në Romë, diskutojnë njohjen e certifikatave të e-Albania dhe forcimin e bashkëpunimit në siguri
Ervin Demo dhe Matteo Piantedosi ITALI- Ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo ka zhvilluar një takim në Romë me homologun italianMatteo Piantedosi ku në fokus kanë qenë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe lehtësimi i procedurave për shqiptarët që jetojnë në Itali. Përmes një postimi në rrjetet sociale Demo bëri të ditur se palët kanë diskutuar për zhvillimin e Akademisë së Sigurisë sipas përvojës italiane si dhe për marrëveshjet dypalëshe që janë drejt përfundimit. Bashkëpunimi parashikon shkëmbimin e informacionit në kohë reale krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Një tjetër çështje e ngritur nga ministri ishte njohja automatike në Itali e certifikatave të lindjes të shkarkuara dhe printuara nga platforma e-Albania me synimin për të shmangur pengesat burokratike...
Burimi:
zeri.ai