Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

Reshje mesatare deri në shumë intensive dhe shtrëngata priten në disa qarqe të vendit gjatë dy ditëve në vijim. Sipas parashikimeve të IGJEO dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pasditen e sotme reshjet do të prekin qarqet e Shkodrës dhe Kukësit. Ndërsa të premten, më 13 nëntor, reshje intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron për grumbullime të përkohshme të ujit në zonat urbane, si dhe rrezik për vërshime përrenjsh dhe rrëshqitje dherash në zonat malore. Njoftimi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: “͏Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së sotme, 12 nëntor, në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Për ditën e nesërme,...