Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë
Dhjetëra liderë europianë do të mblidhen këtë të enjte në Dublin të Irlandës, në një kohë kur kontinenti po përballet me një valë incidentesh të dyshuara si sulme hibride, përfshirë kërcënime me bomba, sulme kibernetike dhe ndërhyrje me dronë në hapësirën ajrore të vendeve europiane. Në takimin e Komunitetit Politik Europian janë ftuar 48 krerë shtetesh dhe qeverish. Në qendër të diskutimeve do të jetë tema “Sigurimi dhe mbrojtja e një Europe demokratike”, ndërsa pritet të trajtohen masat për përballimin e kërcënimeve që synojnë të destabilizojnë vendet perëndimore. Mbledhja zhvillohet pas një serie incidentesh shqetësuese në disa shtete europiane. Më 6 nëntor, disa media europiane morën kërcënime të rreme për bomba, ndërsa gjatë javëve të fundit janë raportuar alarmime të ngjashme në dhjetëra fluturime në...
Burimi:
javanews.al