Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
Bisedimet dyditore mes Ukrainës dhe Rusisë, të zhvilluara në Abu Dabi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, përfunduan sot pas një takimi që zgjati më pak se dy orë, dhe pa të dhëna të qarta mbi rezultatin e tyre. Asnjëra palë nuk ka konfirmuar nëse në këto negociata u arrit ndonjë përparim. Këto ishin bisedimet e para të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve rusë dhe ukrainas që nga shkurti dhe pjesë e përpjekjeve të reja të administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Paralelisht, po në Abu Dabi u zhvilluan edhe konsultime me përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, NATO-s dhe Bashkimit Europian, të cilat ishin të ndara nga bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë. Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky qe...
Burimi:
javanews.al