Shqipëri/ Shtrëngata dhe reshje të dendura, cilat qarqe rrezikohen nga përmbytjet?

Shqipëri/ Shtrëngata dhe reshje të dendura, cilat qarqe rrezikohen nga përmbytjet?

Reshje mesatare deri në shumë intensive dhe shtrëngata priten në disa qarqe të vendit gjatë dy ditëve në vijim. Sipas parashikimeve të IGJEO dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pasditen e sotme reshjet do të prekin qarqet e Shkodrës dhe Kukësit. Të premten, më 13 nëntor, reshje intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron për grumbullime të përkohshme të ujit në zonat urbane, si dhe rrezik për vërshime përrenjsh dhe rrëshqitje dherash në zonat malore. Njoftimi ͏Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së sotme, 12 nëntor, në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Për ditën e nesërme, 13 nëntor, reshje intensive deri lokalisht...